Një nuse iraniane vdiq tragjikisht në ditën e dasmës së saj pasi u godit nga një plumb qorr gjatë të shtënave me armë.
Mahvash Leghaei, 24 vjeçe, sapo kishte lidhur martesën kur një i ftuar vendosi të qëllonte me armë gjatë ceremonisë, ashtu siç e ka zakoni në Iran.
Fatkeqësisht, shfaqja festive me armë zjarri, ku i ftuari përdori një pushkë gjuetie pa leje, rezultoi në mënyrë të tmerrshme.
24-vjeçarja ndërroi jetë teksa plumbi i përshkoi kafkën dhe plagosi dy të ftuar të tjerë pasi doli nga ana tjetër. E reja po martohej në Firuzabad, Iran dhe arma mendohet të jetë shkrepur nga kushëriri i dhëndrit.
36-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë dhe pushkën me vete, por u arrestua më vonë.
“Autoritetet zbuluan se dikush kishte qëlluar me një armë gjuetie siç është traditë e vendasve nomadë. Fatkeqësisht, për shkak të turmës dhe humbjes së kontrollit të armës nga personi, ai qëlloi tre njerëz, duke plagosur dy dhe vrarë nusen”,-tha një zëdhënës i policisë./Opinion.al