Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave, mision i pamundur

2022/07/19 at 3:05 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dorëhiqu, largohu nga pushteti”,Berisha tregon mesazhin e qytetarëve në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook”, ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Europian për vendimin e marrë ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha shprehet se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur, pasi sipas tij, Edi Rama me lidhjet me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit, është shkaku kryesor i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.

“Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!

Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar në arritjet e përmendura më sipër.

Më këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.

2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.

PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990.

Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton”,-shkruan Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët
Aktualitet

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët

5 Korrik, 2025 2:52 pm
Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
Aktualitet

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

5 Korrik, 2025 2:17 pm
“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
Aktualitet

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

5 Korrik, 2025 2:06 pm
‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
Aktualitet

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

5 Korrik, 2025 1:53 pm
“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale
Aktualitet

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale

5 Korrik, 2025 1:34 pm
Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Bota

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

5 Korrik, 2025 1:24 pm
Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës
Kryesore

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës

5 Korrik, 2025 1:06 pm
Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve
Aktualitet

Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

5 Korrik, 2025 12:41 pm
Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

5 Korrik, 2025 12:26 pm
PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat
Aktualitet

PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

5 Korrik, 2025 12:13 pm
Para
Hapja e negociatave/Tabaku: Rama sot duhet të ishte me kokën ulur

Hapja e negociatave/Tabaku: Rama sot duhet të ishte me kokën ulur

Atentati në Fushë-Krujë/Familjarët: Dikleni e kuptoi se po ndiqeshin

Atentati në Fushë-Krujë/Familjarët: Dikleni e kuptoi se po ndiqeshin

32-vjeçari shqiptar vritet me thikë nga dy rumunë në Itali

32-vjeçari shqiptar vritet me thikë nga dy rumunë në Itali

TE FUNDIT

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët
5 Korrik, 2025

Kryminisri ka kthyer sërish vëmendjen në Vlorë, ku është ndalur tek zaptimi i hapësirave publike në Lungomare, ku thotë se...

Lexo më shumë

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
5 Korrik, 2025

Plazhet e Durrësit janë mbushur plot në fundjavën e parë të korrikut. Pushues nga i gjithë vendi, por edhe turistë...

Lexo më shumë

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
5 Korrik, 2025

Shqipëria po përballet me një nga verat më të nxehta të viteve të fundit, ku temperaturat ekstreme kanë shënuar rekorde...

Lexo më shumë

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
5 Korrik, 2025

Pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes, Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com