Mëngjesin e sotëm ka nisur në Bruksel takimi mes Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, Kryeministrit shqiptar Edi Rama, atij maqedonas Kovaçevksi dhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend që udhëheq Presidencën e BE-së.
Liderët do të diskutojnë dhe më pas do të ketë një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas delegacioni shqiptar do të ulet përballë atij të BE-së duke shënuar dhe nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Negociatat për Shqipërinë do të fillojnë me kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë përkatësisht me drejtësinë dhe çështjet ekonomike.