Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për vrasje.
I riu është arrestuar në stacionin Santa Maria a Monte, pasi është i dënuar me shtatë vite burg, për vrasje, kryer në Bientinë në vitin 2018.
Ishte një mosmarrëveshje në vendin e punës e cila kishte degraduar më pas në përplasje fizike me një kolegun e tij më 8 mars të 2018.
28-vjeçari e kishte goditur në kokë, dëmtim që çoi në vdekjen e kolegut, pas tre javësh i shtruar në spital.