Një ditë pas atentatit të ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë, Dikler Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, si dhe Besmir Hoxha gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se kjo ngjarje ishte një mesazh nga autorët se nuk do të ketë asnjë kursim dhe tolerim. Sipas gazetarit fakti që Dikler Vata kishte dalë jashtë makinës që shpërtheu në flakë dëshmonë ashpërsinë e betejës mes grupeve kriminale në zonë.
“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha po ashtu u shpreh se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.
“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar.” Tha Hoxha.
Duke u ndalur tek operacioni “Plumbi i Artë”, Hoxha përmendi edhe një nga të kërkuarit, Ervis Martianj, duke thënë se që nga ngjarja e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person, Ervis Martinaj po sulmohet në mënyrë permamente, ndërsa ka theksuar se dhe ai është përgjigjur në mënyrë permanente.
“Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permamente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permamente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste” tha Hoxha./Opinion.al