Nga Ben Blushi
Në Elbasan pashë një burrë që mbante një kafshë në krahë.
Ça është ky?
Kec
Ku e gjete?
Ma dhanë
Kush ta dha?
Ata të fondacionit
Pse ta dhanë?
Ata japin ndihma
Pse japin ndihma?
Për Bajram
Do e festosh Bajramin?
Do e festoj
Si quhesh?
Kristaq
Me kë jeton?
Me gruan
Po fëmijë ke?
Nuk kam
Pse nuk ke?
Ashtu qëlloi
Ça pune bën?
Nuk punoj
Pse nuk punon?
Jam i sëmurë
Ça sëmundje ke?
Jam dëmtuar në kokë
Ku u dëmtove?
Në ndërtim
Çfarë të ndodhi?
Rashë nga lartësia
U vrave?
Mu mpiks gjaku
Të ndihmoi kompania?
Asnjë lek
Si nuk more asgjë?
Jo
Po pse?
Ata hanë mishin tonë ne hamë mishin e kafshëve
Ç’do e bësh gjithë këtë mish?
Do ta ha
Kush e ka therrur?
Fondacioni
Ata ia hoqën kokën?
Ata
Ku është koka?
Nuk e di
Si nuk e di?
Unë nuk di ku kam kokën time
Do e haje kokën e kecit?
Jo
Pse nuk do e haje?
Ika tani
Pse po ikën?
Po më sulmojnë mizat
Ç’duan mizat nga ty?
Duan të më hanë kecin
Do e futësh në frigorifer?
Do e fus në legen
Pse në legen?
Është shumë vapë
Do e lash?
Do i bëj dush
Do i bësh dush kecit?
Do i bëj
Mirupafshim Kristaq
Mirupafshim!