Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se vidhnin portofolat qytetarëve që prisnin në stacionet e autobusit.
Në kuadër të operacionit “Pickpockets” u arrestuan . A.S. 45 vjeç me precedent penal dhe D.Gj. 45 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se në datë 14.07.2022, në “Kthesën e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dy të arrestuarit dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 Euro shtetases B. L.
Gjithashtu, më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj shtetasit B. C.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.