Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Berisha në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

2022/07/13 at 9:49 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Berisha në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj thotë se socialistët duhet të ruajnë shumicën në Këshillin Bashkiak, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të zhvillohet kryeqyteti.


Nga Njësia 11 në kryeqytet, ku ndoqi prezantimin e platformave të kandidatëve në garë për kryetarët e rinj te PS në çdo njësi, Veliaj i krahasoi partitë e vogla me “shushunjat”.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një shumicë të plotë. Pse? E keni parë me çfarë krenarie përfaqëson Edi Rama Shqipërinë? Ate siguri ia jep mbështetja e shumicës së popullit. E keni parë që nuk ka të njëjtën siguri dikush që përfaqëson Maqedoninë e Veriut ose Bullgarinë? Secili prej tyre përfaqësohet nga një e treta e popullit dhe nuk merr dot vendime, qoftë edhe për veton për hyrjen në BE te Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërkohë, Edi Rama ka fuqinë e shumicës së këtij vendi, që i jep autoritet, i jep kurajo, që i jep besim të flasë në emrin tonë dhe të marrë vendime të rëndësishme. Ndaj, na duhet shumica edhe ne Këshill sepse është garancia për të ecur përpara, për të marrë vendime të rëndësishme. Një popull i fragmentuar, një Parlament copë e çikë, patickat e vogla që të ngulen si shushunja në lëkurë, nuk ta japin dot këtë mundësi”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se sigurimi në zgjedhje i një shumice absolute mundëson marrjen e vendimeve të shpejta.

“Na duhet shumica per te qene me te shpejte  kur vendosim per aktin normativ qe subvencionon energjinë, për kompensimet e tërmetit apo për të blerë vaksinën në mënyrë urgjente për 24 orë. Flamuri i fitores i Partisë Socialiste është fakti se i japim zgjidhje halleve qe kane qytetaret”, u shpreh Veliaj.

Nisur nga protesta e opozitës, Veliaj theksoi se Berisha kur kishte pushtetin krijoi firmat piramidale dhe vuri shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Kryetari i PS për Tiranën deklaroi se sfida e mazhorancës është me veten e saj, për të bërë më shumë punë.

“Çfarë beri ky qe kerkon protesta sot? Ky i 96-ës, i 97-ës, i 98-ës, që i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin, veriun me jugun, të krishterët me myslimanët, firmat piramidale, që i quante Zvicra shqiptare, Lanën e zaptuar. Këta e kishin Tiranën dhe nuk bënë një shkollë. Sot kemi 40 shkolla te reja. Shikoni partine tjetër: hap qepenin, mbyll qepenin, njëherë burri, njëherë gruaja. Keta nuk janë kundërshtarët tanë, ne jemi kundërshtarët e vetes sonë sepse duhet të mundim veten tonë, te bejme me mire seç kemi bere. Nëse bëmë 40 shkolla, tani do bejme edhe më shumë. Nëse bëmë kaq shumë hapësira publike, më shumë do bëjmë tani. Nëse ndihmuam kaq shumë njerëz në kohë betejash, me shume do te bëjmë në kohë paqeje, kur punët i kemi mirë”, tha Veliaj.

Teksa renditi listën e gjatë të investimeve të realizuara në Njësinë 11 dhe ndihmën në rastin e tërmetit apo të pandemisë, Veliaj u shpreh se e majta dallon nga e djathta pikërisht nga vëmendja që i kushton shtresave në nevojë.



Ju sugjerojmë

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Para
Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni emisionin “Opinion”

Ukraina shkëput raportet me Korenë e Veriut

Ukraina shkëput raportet me Korenë e Veriut

Zjarri në Malin e Çikës, Meta:Merrni masa, të ndërpriten pagesat e inceneratorëve

Zjarri në Malin e Çikës, Meta:Merrni masa, të ndërpriten pagesat e inceneratorëve
















TE FUNDIT

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
20 Tetor, 2025

Nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Digjital. Lajmin e dha kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
20 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y.,...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
20 Tetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi për përjashtimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com