Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja akuzon Moskën për dëbimin e ukrainasve në Rusi

2022/07/13 at 5:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja akuzon Moskën për dëbimin e ukrainasve në Rusi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Rusinë se me forcë ka dëbuar deri në 1.6 milion ukrainas në Rusi, teksa tha se Moska po kryen një operacion të qëllimshëm kriminal për shpopullimin e pjesëve të Ukrainës.

Përmes një deklarate më 13 korrik, një ditë para Konferencës për Llogaridhënien për Ukrainën, që mbahet në Hagë mbi krimet e pretenduara në Ukrainë, Blinken tha se Moska po kryen një operacion “filtrimi” për të zhvendosur ukrainasit nga zonat e pushtuara në lindje dhe jug të shtetit dhe duke i dërguar thellë në Rusi.

“Ky transferim i paligjshëm dhe dëbim i personave të mbrojtur është shkelje e rëndë e Konventës së Katërt të Gjenevës mbi mbrojtjen e civilëve dhe është krim lufte”, tha Blinken.

Ai tha se vlerësimet burimeve, përfshirë edhe Qeverinë ruse, kanë lënë të kuptohen se nga 900,000 deri në 1.6 milion shtetas ukrainas janë dërguar në Rusi, përfshirë edhe në zonat e Lindjes së Largët.

Në këtë numër përfshihen edhe afër 260,000 fëmijë, disa prej të cilëve qëllimshëm janë ndarë nga prindërit dhe janë vënë për adoptim në Rusi, tha Blinken.

Ai tha se programi i “filtrimit” duket se është planifikuar më herët dhe përputhet me operacionet e ngjashme që Rusia ka ndërmarrë edhe në luftërat e tjera, përfshirë në Çeçeni.

“Operacionet e ‘filtrimit’ të presidentit Vladimir Putin janë për të ndarë familjet, për të konfiskuar pasaportat ukrainase dhe për të lëshuar pasaporta ruse në përpjekje për të ndryshuar demografinë në pjesë të Ukrainës”, tha ai.

Blinken tha se është e nevojshme që Rusia të mbahet përgjegjëse për këto veprime.

“Prandaj ne po mbështesim ukrainasit dhe përpjekjet e autoriteteve ndërkombëtare për të mbledhur, dokumentuar dhe ruajtur të dhënat e mizorive”, tha sekretari Blinken.

Ju sugjerojmë

Minimatura/ Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës
Aktualitet

Provimi i fundit për klasat e 9, mbi 28 mijë nxënës testohen sot në gjuhë të huaj

30 Qershor, 2025 10:19 am
Trafik i mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri/1 në pranga, 3 në kërkim(Detajet)
Aktualitet

Trafik i mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri/1 në pranga, 3 në kërkim(Detajet)

30 Qershor, 2025 10:09 am
Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!
Aktualitet

Partizani/Malltezi:Kemi kërkuar të jetë dëshmitar edhe Rama,SPAK s’guxon ta thërrasë

30 Qershor, 2025 10:05 am
I nxehti ekstrem “djeg” Europën/46°C në Spanjë, alarmi për shëndetin në disa shtete
Bota

I nxehti ekstrem “djeg” Europën/46°C në Spanjë, alarmi për shëndetin në disa shtete

30 Qershor, 2025 10:00 am
“Opera” e sheikut arab zbarkon në Durrës
Aktualitet

“Opera” e sheikut arab zbarkon në Durrës

30 Qershor, 2025 9:54 am
Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!
Aktualitet

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!

30 Qershor, 2025 9:44 am
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
Bota

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

30 Qershor, 2025 9:34 am
Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
Aktualitet

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

30 Qershor, 2025 9:28 am
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Para
Ish-këshilltari i Trump pranon se ka planifikuar grusht shteti në disa vende

Ish-këshilltari i Trump pranon se ka planifikuar grusht shteti në disa vende

Debate te “Ligjet”/ Deputetja e PS-Bardhit: Pusho, këtu ka rregulla

Debate te “Ligjet”/ Deputetja e PS-Bardhit: Pusho, këtu ka rregulla

Shtetet që do të vuajnë më shumë nëse Rusia mbyll rubinetin e gazit

Shtetet që do të vuajnë më shumë nëse Rusia mbyll rubinetin e gazit

TE FUNDIT

Provimi i fundit për klasat e 9, mbi 28 mijë nxënës testohen sot në gjuhë të huaj

Minimatura/ Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës
30 Qershor, 2025

Rreth 28 mijë nxënës të klasave të nënta po zhvillojnë sot provimin e fundit atë të gjuhës së huaj. Testimi...

Lexo më shumë

Trafik i mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri/1 në pranga, 3 në kërkim(Detajet)

Trafik i mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri/1 në pranga, 3 në kërkim(Detajet)
30 Qershor, 2025

Zbulohet dhe dokumentohet një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri. Policia vë në pranga...

Lexo më shumë

Partizani/Malltezi:Kemi kërkuar të jetë dëshmitar edhe Rama,SPAK s’guxon ta thërrasë

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!
30 Qershor, 2025

Jamarbër Malltezi tha sot se do të kërkojnë që kryeministri Edi Rama të thirret si dëshmitar gjatë seancave gjyqësore për...

Lexo më shumë

I nxehti ekstrem “djeg” Europën/46°C në Spanjë, alarmi për shëndetin në disa shtete

I nxehti ekstrem “djeg” Europën/46°C në Spanjë, alarmi për shëndetin në disa shtete
30 Qershor, 2025

Pjesa më e madhe e Europës është përfshirë nga një valë e fuqishme e të nxehtit, duke shkaktuar për pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com