Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ish-ambasadori i SHBA Donald Lu i ka kërkuar që të merrte drejtimin e PD. Berisha thotë gjatë një emisioni televiziv se nuk ka pranuar që të marr drejtimin e partisë.
Kreu i demokratëve u shpreh i vendosur se PD mund të marrë pushtetin, edhe pse për shkak të “non gratës” nuk ka mbështetjen amerikane.
PJESE NGA BISEDA NE STUDIO
Berisha: Kur më është propozuar nga të tjerë të marr PD-në, kanë marrë një jo të thatë. Nuk lëviz unë ashtu.
Rakipllari: Nga kush të tjerë?
Berisha: Edhe vetë Donald Lu psh. Jo nuk lëviz unë ashtu. Unë bazoj gjithçka tek shqiptaret.
Rakipllari: Besoni se një forcë politike mund të marrë pushtetin pa mbështetjen e aleatit strategjik?
Berisha: Në mënyrë absolute 100%, me një kushte. Të ketë parime të drejta. Ky është kushti
Rakipllari: Ju do rrëzoni një kryeministër që bën korrupsion, ndërkohë që jeni non grata për këtë.
Berisha: Në një kohë që jam rasti unik në botë, i dyti jo i vetmi që kam paditur sekretarin e shtetit. Unë do të vazhdoj sa të jem gjallë, edhe kryeministër po u bëra do të vazhdoj.