Gjykata e Lushnjës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Andrea Stasa i cili akuzohet se qëlloi e më pas mbyti brenda banesës babain e tij 85-vjeçar.
Por Stasa e ka mohuar që të jetë ai autor i ngjarjes, ndërsa përpara gjykatësve është shprehur: “Nuk e kam bërë unë vrasjen, çfarë thoni”? Ndërsa është shfaqur me një këmishë të zbërthyer dhe pamje të shkujdesur në gjykatë, ai gjithashtu ka ngritur pytjen: “Ku e kam unazën”?
Stasa ka pranaur se ditën e krimit ka pirë raki me babanë, por ka mohuar të jetë autori duke kërkuar madje drejtësi.
Mësohet se Andrea Stasa do të dërgohet për një vlerësim të shëndetit të tij mendor në autoritetet përkatëse./Opinion.al