Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunuan në grup vajzën në Londër, 3 shqiptarët dënohen me 57 vite burg

2022/07/09 at 11:50 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdhunuan në grup vajzën në Londër, 3 shqiptarët dënohen me 57 vite burg

Tre shqiptarë të cilët përdhunuan në grup një të re në Londër, janë dënuar me 57 vite burg, raporton DailyMail.


Viktima 23-vjeçare po shijonte natën e parë pas përfundimit të kufizimeve të Covid, kur u nda nga shoqja e saj.

Ajo e gjeti veten të vetme dhe të pambrojtur pasi u largua nga klubi i natës Vogue në Bedford High Street në orët e para të së shtunës, 4 shtator të vitit të kaluar.

Pa djeninë e saj, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Genti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Më pas  31- vjeçarit iu bashkuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati 36 vjeç, të cilët bashkëpunuan në dhunën e ushtruar ndaj vajzës.

Mësohet se gruaja u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Gruaja ka arritur të arratiset nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të rënduar nga kalimtarët.

Në dëshminë e dhënë në Gjykatën e Luton Crown, ajo tha se nuk kujtonte të ish`te larguar nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

“U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha e reja gjatë dëshmisë në Gjykatë.

Ndërkohë tre shqiptarët u dënuan me 57 vite burg.

Genti Hyka, u dënua me 26 vjet burg për veprën penale rrëmbim, burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim.

Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim  Bezati 36 vjeç, të dy nga Bedford u shpallën fajtorë për dëshmi të rreme dhe dy akuza për përdhunim të gruas. Haka u dënua me 14 vjet burg ndërsa Bezati me 17 vjet burg.

Në gjykatë ka dëshmuar dhe shoqja e vajzës e cila deklaroi se kur u larguan nga klubi ajo shkoi djathtas dhe viktima majtas për të shmangur një grup burrash që përlesheshin në rrugë.

Ndër të tjera, në deklaratën e shoqes së viktimës thuhet se vetë ajo kaloi gjysmë ore duke e kërkuar derisa më pas kerkimit iu bashkua një mashkull.

“Rreth orës shtatë e gjysmë të mëngjesit mora një telefonatë nga shoqja e cila ishte duke qarë. Më tha që ndodhet në stacionin e policisë Kempston dhe tha se kishte nevojë për mamin”, deklaroi shoqja e viktimës.

Më tej, shoqja e viktimës deklaroi për jurinë se atë natë kishin shkuar për darkë në Zizzi në Bedford ku hëngrën dhe pinë.  Më pas vazhduan në Slug dhe Lettuce ku pinë koktej, verë dhe tekila përpara se të shkonin në klubin e natës Vogue, thuhet në deklaratën e saj.

E pyetur se sa e pirë nga 1 tek 10 ishte viktima, shoqja e saj u përgjigj 7 ose 8.

Ndërkohë, Hyka i tha gjykatës se kur ata arritën në adresë, vajza pranoi të bënte seks.

Hyka mohon që të jetë përdhunues. “ Ajo kurrë nuk qau kur ishte me mua. Nuk e kam bërë kurrë. Unë nuk jam përdhunues”, tha Hyka.

Pas dënimit të shqiptarëve, gjyqtari Evnas tha se Hyka mund ta ketë përdhunuar para mbërritjes së shokëve të tij.

“Pasi të gjithë morën pjesë, ajo u detyrua të merrte kokainë dhe u inkurajua të pinte me qëllimin e vetëm për ta detyruar të përmbushte atë që ata synonin. U krijua një atmosferë frikësimi dhe frike. Ajo u godit me shuplakë dhe u detyrua të merrte kokainë. Kishte një shkallë poshtërimi”, deklaroi gjyqtari Evans.

Detektivi Hannah Latton, nga ekipi i policisë së Bedfordshire për përdhunime dhe vepra të rënda seksuale (RASSO) tha: “Ky ishte një rast i tmerrshëm ku viktima ishte në shënjestër efektivisht nga këta burra, të cilët e çuan atë në një pronë ku u mbajt kundër vullnetit të saj dhe në mënyrë të përsëritur. Viktima tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke u përballur me sulmuesit e saj në gjykatë, edhe pse ata kishin guximin të mohonin veprat, duke e vënë atë në një kalvar të mëtejshëm për të rijetuar incidentin gjatë gjyqit. Dëshmia e saj ishte vendimtare për t’u siguruar që këta burra do të qëndrojnë pas hekurave për një kohë të konsiderueshme”./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Para
Opinion 7 Korrik/ Berisha zbret opozitën në bulevard

Opinion 7 Korrik/ Berisha zbret opozitën në bulevard

Sri Lanka:Presidenti arratiset, protestuesit hyjnë në rezidencë

Sri Lanka:Presidenti arratiset, protestuesit hyjnë në rezidencë

Plagosi me thikë nënën, Klaudio Çobaj kërkon dënimin maksimal në gjykatë

Plagosi me thikë nënën, Klaudio Çobaj kërkon dënimin maksimal në gjykatë
















TE FUNDIT

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke...

Lexo më shumë

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
13 Korrik, 2025

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të...

Lexo më shumë

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
13 Korrik, 2025

Është një mrekulli e natyrës në jug të vendit tonë. Vjosa që tashmë është park kombëtar, ndërsa një pjesë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com