Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka thënë se qeveria dhe Rama janë kapur me presh në duar lidhur me mashtrimin e bërë me inceneratorët.
Ajo u shpreh se një nga faktet, që i shtyu qytetarët të bëheshin pjesë e protestës, është se ata e kanë kuptuar se janë grabitur nga qeveria e kryeministrit Rama.
“Qeveria shqiptare, të nderuar qytetarë, ka vazhduar deri në 2020 që ka paguar inceneratorin e Fierit. 2.5 mln euro në Inceneratorin e Fierit janë fatura false të Klodian Zotot. Janë kaq të pastra në dritën e diellit, sa që qeveria e Ramës është kapur me presh në dorë. Pjesëmarrja në protestën e djeshme është se qytetarët kanë kuptuar mashtrimet dhe grabitje të e qeverisë. Pasi po i grabit çdo ditë me inceneratorët i ka grabitur identitetin, duke vendosur pensionistë të pafajshëm, njerëz që presin ndihmën ekonomike në listën e përfituesve. I bëj SPAK që mos ta zgjasë më kontratën. Çdo ditë që zgjatet kontratat, i grabitet shqiptarëve 80 mijë dollarë në ditë. Ajo që dua të theksoj është se vepra penale e inceneteratorit të Tiranës, deri në sekondën e fundit quhet vepër penale”,-tha Kryemadhi