Kreu i PD, Sali Berisha ka mbyllur protestën e thirrur përpara Kryeministrisë me një thirrje ndaj BE-së që të hapë negociatat me Shqipërinë.
“Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demon i pushtetit, kryehajduti i Evropës”,-tha Berisha.