Janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me 114 vota pro protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.
Vendimi i parlamentit është pritur me duartrokitje nga deputetët në sallë.
Gjithashtu e pranishme në sallën e Kuvendit ishte dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad e cila e priti vendimin me dorë në zemër dhe duke iu përulur deputetëve.
“Morën pjesë 114 deputetë, 114 vota pro”,-tha Nikolla.