Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri Johnson lufton për të mbajtur pushtetin

2022/07/06 at 8:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri Johnson lufton për të mbajtur pushtetin

Kryeministri britanik Boris Johnson theksoi të martën në parlament se do qëndrojë në pushtet, pavarësisht dorëheqjeve të djeshme dhe të sotme të disa ministrave të kabinetit të tij.


Pushteti i Johnson mori një goditje të rëndë sidomos nga dorëheqjet e Sekretarit të Thesarit, Rishi Sunak dhe Sekretarit të Shëndetësisë, Sajid Javid.

Ata thanë se nuk mund ta mbështesin më kryeministrin për shkak të trajtimit të tij të një mori skandalesh, duke përfshirë edhe rastin e një zyrtari të lartë të akuzuar për ngacmim seksual.

Kryeministri i zëvendësoi menjëherë pjesëtarët e dorëhequr të kabinetit, megjithatë, mediat britanike njoftojnë se përkrahja për zotin Johnson brenda partisë së tij, po bie me shpejtësi të madhe.

“A ka ndonjë rrethanë për të cilën kryeministri mendon se ia vlen të japë dorëheqjen?”

Kjo pyetje u bë sot në parlamentin britanik nga një prej deputetëve të partisë konservatore, duke treguar qartë se përkrahja për Kryeministrin Boris Johnson po vazhdon të bjerë në partinë e tij.

“Puna e një kryeministri në rrethana të vështira, kur atij i është dhënë një mandat me mision të jashtëzakonshëm, është që të vazhdojë përpara”, u përgjigj kryeministri, duke kujtuar se dorëheqja e tij do rrezikonte edhe përkrahjen për popullin ukrainas, që po përballet me agresionin rus.

Kryeministri Johnson u akuzua disa herë për mënyrën se si i ka trajtuar një mori skandalesh, duke përfshirë edhe rastin e zotit Chris Pincher, i cili megjithë akuzat për ngacmim seksual, u mbajt në një pozitë të rëndësishme qeveritare.

“Ai e dinte që ministri i akuzuar edhe më parë ka bërë sjellje të tilla, por megjithatë ai e ngriti atë në detyrë. Pse?”, shtroi pyetjen udhëheqësi i Partisë Laburiste në opozitë, Kei Starmer.

“Sapo u njoftova për akuzat ndaj tij, ai e humbi statusin si deputet konservator. Tani ai është subjekt i një hetimi të pavarur nga komsioni për ankesa. Unë gjithashtu dua t’i them kryetarit të parlamentit, që e urrej bulizmin dhe abuzimin me pushtet kudo, në partinë time, në parlament apo në partitë tjera”, tha Johnson.

Dorëheqjet e Sekretarit të Thesarit Rishi Sunak dhe Sekretarit të Shëndetësisë Sajid Javid pasuan muaj të tërë pakënaqësie brenda Partisë Konservatore lidhur me gjykimin dhe etikën e kryeministrit.

Ne letrën e dorëheqjes zoti Sunak vinte në dukje se “publiku me të drejtë priste që qeveria të drejtohej siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet.” Kryeministri Johnson tashmë ka emëruar zëvendësuesit e tyre, por dorëheqjet kanë vazhduar edhe sot nga pjesëtarë të tjerë të qeverisë.

Kryeministri britanik ka kohë që përballet me akuza, përfshirë edhe për organizimin e festave gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Kundërshtarët e Kryeministrit Johnson shpresojnë të ndryshojnë rregullat e partisë për të lejuar një mocion tjetër mosbesimi. Kryeministri britanik i mbijetoi një votimi të tillë në qershor./ VOA



Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Kur u shfaqën pyjet e para në Tokë?

Kur u shfaqën pyjet e para në Tokë?

Vatrat e zjarreve/Peleshi-kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se…

Vatrat e zjarreve/Peleshi-kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se...

Do të shkojë Basha dhe Alibeaj në protestë? Çfarë thotë Belind Këlliçi

Do të shkojë Basha dhe Alibeaj në protestë? Çfarë thotë Belind Këlliçi
















TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com