Protesta e 7 korrikut e organizuar nga Partia Demokratike do të hapet në tingujt e muzikës së Renis Gjokës dhe Big Bastës.
Kënga remiks e dy bashkëautorëve do të jetë ‘himni i protestës’ së 7 korrikut bashkuar nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar.
Kënga mban titullin “Një hap përpara”, dhe në brendësi të tekstit dëgjohet herë pas here t’i bëhet thirrje popullit shqiptar që të ngrihen para realitetit të varfërisë, zbrazjes së vendit dhe mungesës së shpresës.
“Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto.
TI LUFTO!!!
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto”, pjesë nga teksti i kengës.
‘Himni i protestës’, është një remiks i një varianti të mëparshëm të dy artistëve, por që teksti është përshatur për potestën e nesërme.
Kënga është publikuar në youtube mbrëmjen e djeshme nga këngëtari Renis Gjoka, ku nga komentet e marra shikohet se është pritur mjaft mirë nga publiku.