Zjarr ka rënë këtë mëngjes në Spitalin e Fierit. Sipas informacioneve paraprake, është përfshirë në flakë reparti i Imazherisë.
Mësohet se policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”,-njofton policia./Opinion.al