Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku raportohet për dy të mitur të lënduar.
Policia informon se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ka rënë në pranga drejtuesi i njërës makinë.
Në pranga ka rënë shtetasi A.F., 25 vjeç, në automjetin të cilit po udhëtonin edhe dy pasagjerët e mitur. Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin I.Ç., 24 vjeç i cili u përplas me makinën e 25-vjeçarit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç., 24 vjeç. Në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Ç. dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njoftoi policia./Opinion.al