Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë.
Sipas policisë, 35-vjeçarja me inicialet A.P., duke drejtuar automjetin “Toyota” është përplasur me një motor që po udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar personat që udhëtonin me motor, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A.P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al