Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në Tiranë.
Policia bën me dije se ka arrestuar 44-vjeçarin F. D. për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Po ashtu, në pranga ka rënë dhe 46-vjeçari K. A., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundështrim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje./ Opinion.al