Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në maternitetin e Sarandës.
Sipas uniformave blu, një 35-vjeçare është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, bashkë me foshnjën e porsalindur.
Për pasojë ka mbetur të lënduar nëna dhe foshnja, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa raportohet se shtetasja M.J., 35 vjeçe e ka kryer këtë veprim nën kushtet e depresionit.
“Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al