Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat ka folur lidhur me protestën e 7 korrikut, të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.
Jashtë sallës së Kuvendit, Alibeaj deklaroi nuk mund të jetë Berisha përbashkimi i njerëzve që vuajnë dhe se ai nuk është shpresa e tyre.
“Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Do protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë.
Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”,-tha Alibeaj.