Një 50-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Traumës.
Paraprakisht bëhet e ditur se shtetasi Ardi Shegaj 50 vjeç është dërguar në spital nga kunati dhe vjehrri i tij.
Sipas uniformave blu, 50-vjeçari dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Mësohet se 50-vjeçari jeton në zonën e “Don Boskos”, në një dhomë që i ka liruar vjehrri.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa dyshohet se shkak i vetëplagosjes të jetë fakti se 50-vjeçari është në gjendje depresioni.
“Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.
Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al