Historiani Kastriot Dervishi ka ndarë në rrjetet sociale historinë e të riut nga Mallakastra që hyri në burgjet komuniste 16 vjeç dhe doli 47 vjeç. Arsyeja? Sepse donte të arsimohej.
Postimi i Kastriot Dervishi
Ëndrra për t’u shkolluar
Kujtim Rustem Aliaj (1940-1995) nga Çorrushi i Mallakastrës u dënua tre herë nga regjimi komunist dhe vuajti pa ndërprerje: 31 vjet, 4 muaj, 15 ditë. Hyri në burg 16 vjeç dhe doli 47 vjeç. Donte të arsimohej dhe për këtë arsye tentoi të arratisej, por u kap në Kakavije. Deklaroi se nuk e donte këtë pushtet. Fotografia është bërë në vitin 1965 në Repartin nr.307 Rubik. Këtu është në moshën 25 vjeçare.