Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tremujori I, pasuritë e paluajtshme kryesojnë investimet e huaja direkte

2022/06/25 at 10:27 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Apartamentet në Tiranë më të shtrenjta se në Vjenë, Madrid e Stamboll

Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon tashmë edhe investimet e huaja direkte.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja në aktivitete të pasurive të paluajtshme arritën vlerën e 59 milionë Eurove, pothuajse dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky sektor solli fluksin më të lartë të investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit ekonomik për periudhën dhe po konfirmon sërish nivelet e larta që pati shënuar vitin e kaluar.

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme duket se po tërheq jo vetëm investimet vendase, por edhe kapitalet e shtetasve të huaj. Vitin e kaluar, investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë arritur nivelet më të larta historike, të paktën që prej vitit 2014, kur nis seria kohore e Bankës së Shqipërisë për këtë tregues.

Ndërkohë, një sektor tjetër që shënoi rritje të lartë të investimeve të huaja direkte gjatë tremujorit të parë të këtij viti ishte energjetika. Investimet e huaja në këtë sektor arritën vlerën e 48 milionë Eurove, me një rritje më shumë se dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike.

Në periudhën 2019-2020 ritmi i këtyre investimeve ra ndjeshëm, për shkak të përfundimit të shumicës së këtyre investimeve madhore. Tremujori i parë i këtij viti ka shënuar një rritje të re. Sfida e ngrohjes globale, por edhe rritja e çmimeve të energjisë kanë rritur interesin rreth energjive të rinovueshme dhe sidomos, në vitet e fundit, rreth energjisë nga burimet diellore.

Industria nxjerërse ishte edhe në tremujoin e parë ndër aktivitetet me flukset më të mëdha të investimeve të huaja direkte, për një shumë totale prej 39 milionë Eurosh, pothuajse në të njëjtin nivel me tremujorin e parë të vitit 2021. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Rritja e fortë e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare këtë vit duket se ka nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri.

Rritje shënuan edhe investimet në sektorin industrisë përpunuese, me 35 milionë Euro, 75% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shërbimet financiare ngelen në vazhdimësi një sektor me peshë në strukturën e investimeve të huaja direkte, megjithëse në tremujorin e parë të vitit pësuan një rënie krahasuar me vitin e kaluar. Ato arritën në 28 milionë Euro, 24% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Sektori financiar dhe sidomos ai bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, për shkak se rritja e bankave tregtare kërkon shtim gradual të kapitalit aksioner, për të qëndruar në përputhje me kërkesat rregullatore.

Tjetër sektor që shënoi rritje të investimeve të huaja këtë vit ishte ai i tregtisë, me 21 milionë Euro, dy herë më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Në total, për tremujorin e parë 2021, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 273 milionë Eurove, në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
2 të vdekur dhe 14 të plagosur pas sulmit në një lokal të komunitetit gay në Oslo

2 të vdekur dhe 14 të plagosur pas sulmit në një lokal të komunitetit gay në Oslo

Video/Goditet grupi i Ergys Dashit të vrarë në Ekuador, 11 të arrestuar në Torino

Ergys Dashi u vra në Ekuador,policia sllovene shkatërron 2 bandat e lidhura me të

Plagosi pronarin e hotelit në Pogradec, pranga njërit prej autorëve

Plagosi pronarin e hotelit në Pogradec, pranga njërit prej autorëve

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com