Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fundi i një neni absurd, Gjermania liberalizon ligjin për abortin

2022/06/24 at 7:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fundi i një neni absurd, Gjermania liberalizon ligjin për abortin

Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës për abortin. Falë vendimit të sotëm në Bundestag rehabilitohen edhe mjekët e dënuar në 32 vitet e fundit.


“Tek shërbimet tona hyjnë edhe aborte me medikamente në një mjedis të mbrojtur,  një fjali kjo, që nuk do të përbëjë më krim penal në Gjermani, falë një vendimi që mori të premten Bundestagu gjerman: Që ta heqë nenin 219a nga kodi penal.

Ministri Federal i Drejtësisë, Marco Buschmann, nga FDP e quajti heqjen të vonuar.”Çdo dënim mbi bazën e nenit 219a të ligjit penal është “një dënim i tepërt”, tha  Buschmann. Ai shpjegoi se kur një grua merret me çështjen e vështirë të një aborti të mundshëm, ajo “zakonisht” së pari kërkon informacion në internet. Dhe”çdo troll dhe çdo teoricien konspirativ mund të përhapë informacione mbi këtë temë – ndërsa mjekëve me diploma universitare, nuk u lejohet. Është absurde, është e vjetruar, është e padrejtë dhe prandaj po i japim fund kësaj situate”.

Një vendim historik

Neni 219a i kodit penal ekziston që nga koha e nazizmit. Ai dënon këdo që “ofron, afishon, reklamon publikisht mjete, vegla ose procedura, ose publikon shpjegime me përmbajtje të tillë për ndërprerjen e shtatzënisë”. Për rrjedhojë, shumë gra, që edhe për arsye shëndetësore donin të informoheshin në internet nga mjekët për ndërprerjen e shtatzënisë, nuk gjenin informacione.

Tri vjet më parë, ligji i abortit pësoi një reformim. Ai u lejonte mjekëve që të jenin informacione në faqet e tyre që bëjnë aborte, por pa dhënë detaje për mënyrën e abortit. Heqja e këtij neni ishte një premtim i shprehur që në marrëveshjen e partive të koalicionit. Në Bundestag për të votuan jo vetëm deputetët e partive qeverisëse, socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët, por edhe të majtët. Konservatorët, Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) ishin kundër.

Rehabilitim për mjekët e dënuar

Prof. Dr. Günter Krings nga grupi parlamentar i CDU/CSU e quan të gabuar heqjen e nenit nga Kodi Penal. Ai argumenton me një vendim të marrë më parë nga Gjykata Kushtetuese, sipas të cilit “mbrojtja e jetës së palindur duhet të ruhet në vetëdijen publike”. Krings tha se “fëmija i palindur posedon dinjitet njerëzor që nga fillimi. Reklama është në kundërshtim me këtë detyrim. Kush lejon reklamë, toleron që abortet të interpretohen dhe perceptohen si shërbime mjekësore normale.”

Vendimi, të cilit i referohet Krings ishte marrë si pasojë e një apeli të paraqitur nga mjekja Kristina Hänel, e cila ishte dënuar më parë meqë në faqen e saj të internetit kishte përshkruar mënyrat e abortimit. Hänel është vetëm njëra nga qindra mjekë të dënuar për shkak të nenit 219a. Ligji i miratuar tani nga parlamenti gjerman i rehabiliton të gjithë të dënuarit që nga viti 1990.  Një fitore kjo për Hänel, e cila kishte iniciuar një peticion për ndryshimin e ligjit, pasi nuk pati sukses në Gjykatën Kushtetuese. Pas vendimit ajo shkroi në Twitter: Një ndjenjë e madhërishme! Neni 219a tashmë është bërë histori. Më në fund ne mund të ushtrojmë të gjitha obligimet tona profesionale për të sqaruar. Më në fund gratë e prekura mund të gjejnë në internet informacione serioze.

 Ende larg legalizimit të abortit

Edhe pas këtij vendimi, abortet në Gjermani janë të ndaluara zyrtarisht dhe konsiderohen si vepër penale. Ato mund të dënohen me deri në tre vjet burg. Përjashtime bëjnë rastet kur shtatzënia përbën rrezik shëndetësor për gruan ose kur ajo ka ndodhur si pasojë e një përdhunimi. Një rast tjetër kur lejohet ndërprerja e shtatzënisë është, kur ajo bëhet para javës së 12-të, por me kusht që gruaja të ketë bërë më parë një këshillimi detyrues.

Për gratë që kanë mbetur shtatzënë pa dëshirën e tyre dhe duan të bëjnë abort, rruga mbetet e vështirë. Këshillime të tilla ofrojnë një numër i madh organizatash, por derisa të marrësh një orar këshillues, mund të kalojnë javë të tëra. Për shumë  gra mund të jetë vonë. Organizatat për të drejtat e grave duan tani ta bëjnë të mundur ndërprerjen e shtatzënisë, pa pasur nevojë për këshillim.

Emilia Fester, deputete e partisë Të Gjelbrit, dhe deputetja më e re (24 vjeçe) në Bundestag, paralajmëroi në Twitter, se lufta e saj për vetëvendosjen e grave për shtatzëninë vazhdon:

“Sot kemi shkruar histori feministe. E hoqëm paragrafin 219a të kodit penal. Gratë që bien shtatzëna padashur kanë të drejtë të marrin informacione të kualifikuara. Një hap që duhej marrë shumë kohë më parë dhe tani është realitet. Sot do të festojmë dhe që nesër do të rrëzojmë edhe nenin 218!

Neni 218 është neni që e konsideron abortin të paligjshëm. Gjatë fjalës së saj në Bundestag, ministrja federale e familjes, Lisa Paus, (Bündnis 90/Die Grünen) bëri thirrje për një debat për legalizimin e abortit. Qeveria do të ngrejë një komision për këtë qëllim. Veç të tjerash, qeveria synon ta bëjë abortin lëndë në studimin e mjekësisë./ DW



Ju sugjerojmë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë
Bota

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

20 Dhjetor, 2025 3:28 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
VIDEO/  Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Sport

VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’

20 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time
Aktualitet

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

20 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para

Lavrov: BE dhe NATO si Hitleri, po përgatisin luftë kundër Rusisë

FIFA vendos, 26 lojtarë në dispozicion për çdo skuadër në Botëror

FIFA vendos, 26 lojtarë në dispozicion për çdo skuadër në Botëror

Kandidatët për kryetarë të degëve të PS, Ahmetaj: S’është për këtë punë ai që…

Kandidatët për kryetarë të degëve të PS, Ahmetaj: S'është për këtë punë ai që...
















TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com