Vijon me qëndrimet e tij kritike deputeti i PS, Erion Braçe. Në seancën plenare të ditës së sotme ai e ka cilësuar sistemin në vend një “kapitalizëm skifterësh”.
Sipas Braçes, korrupsioni i administratës publike e deformon tregun dhe e shkatërron atë.
Braçe theksoi se në administratë ka të paaftë, dembelë, njerëz pa ambicje dhe vizion që nuk e kanë idenë se çfarë ëështë interesi publik.
Ndër të tjera deputeti i PS tha se padiskutim që ligjet i janë nënshtruar reformave të thella, por ka nevojë për ndërhyrje sërish.
“Korrupsioni i administratës publike e deformon tregun. Mes tyre ka të paaftë, dembel, njerëz pa ambicie pa vizion. Të korruptuar , nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren vetëm nga interesi privat. E shohin shtetin si diçka që përfitohet më shumë përtej rrogës. Këtu e 30 vite kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Ndaj kërkohet një strehë e qetë në administratën publike, padiskutim që ligjet i janë nënshtruar reformave të thella. Por ka nevojë për ndërhyrje sërish. Javën që shkoi bërtita shumë saqë zgjova edhe njërin që fle kudo, fle edhe në arë… Por kështu do të vazhdojmë ne? Vazhdoj ta kërkoj me forcë që ne na duhet bursa një instrument ku njerëzit janë të bindur dhe të mbrojtu,. E përsëris, për 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha Braçe.