Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Polici dhunoi të moshuarit, gjyqtarja mban anën e tij

2022/06/22 at 9:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Polici dhunoi të moshuarit, gjyqtarja mban anën e tij

Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre, Bukurosh Zagrati, polic në Peshkopi. Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre.

Rexhep dhe Emrije Muça treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit. Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi.

Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallëzim në polici për Bukuroshin. Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallëzimi. Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte çështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi. ”Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve. Prokurori i çështjes, Rifat Kojku, nuk bëri asgjë për të zbardhur ngjarjen.

Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg. I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes prokurori Rifat Kojku tha se kjo është Shqipëria që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.

“Ishte shumë arrogante, shumë bullizuese. Jo në konform të etikës së gjyqtarit”, tha avokati Arben Llangozi.

Dy çështjet me Bukuroshin u ndanë dhe gjyqtarja Nertila Kape, e cila haptazi procesin e dhunës ndaj të moshuarve e zvarriti, ndërsa procesin e Ardian Muçës e gjykoi më shpejt. Gjyqtarja nuk ka pranuar bërjen e akt-ekspertimit të ri, pasi aktet e përdorura në proces ishin bazuar në fotografi mbi trupin e fashuar, jo mbi plagë.

Gjyqtarja, Nertila Kape: Ti kërkon kohë për tu njohur me aktin, atëherë gjykata vlerëson që meqë janë dhe mjekët prezent, mos pranojë kërkesën për t’ju vënë në dispozicion. A ka mundësi të ulesh se s’po më le të mbaroj. Unë po shprehem me një vendim, e bëre kërkesën?! Kërkon kohë për aktin, gjykata vendos të mos e pranojë këtë kërkesë meqë mjekët janë prezent.

Avokatja: Unë doja të njihesha me aktin, që dhe d.m.th ta studioj dosjen.

Gjyqtarja, Nertila Kape: Po pra, me këtë do merremi!

Avokatja: Po pra po, po unë s’është se e njoh dosjen.

Gjyqtarja, Nertila Kape: E do me vete në shtëpi? Tani për aktin u shpreh gjykata dhe tani a ka mundësi mos e diskutosh më. U shpreha me vendim të ndërmjetëm, pra që do ta relatojnë doktorë, ke të drejtën e ankimit të vendimit të ndërmjetëm bashkë me vendimin përfundimtar në Apelin Tiranë.

Bukurosh Zagrati pretendon që plagët kanë qenë vdekjeprurëse. Ai pretendon se ka qenë në gjendje kome si pasojë e një goditje me thikë. Por si ka mundësi që Zagrati ka lëvizur me makinë drejt policisë dhe nuk ka qenë në spital?

Megjithatë çuditë e gjyqtares nuk përfundojnë. Për procesin e dhunës së të moshuarve ajo pranon kërkesën e Bukurosh Zagratit për bërjen e një akt-ekspertimi të ri.

“Në bazë të K.P.P, fakti që po paraqet një kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues, nuk e pengon trupin gjykues ose pjesëmarrësit e tjerë në gjykimin, që të vazhdojë gjykim, nuk mund të merret vendim deri në momentin që do të gjykohet kërkesa juaj, por gjykimi do të vazhdojë”, u shpreh gjykatësja.

Avokati tha se misioni që kishte marrë gjyqtarja u arrit. Pasi dënoi djalin e të dhunuarve nga polici, dha dorëheqjen nga procesi i parë dhe kjo dorëheqje është pranuar.

Gjyqtarja Nertila Kape: Ashtu siç e relatuam edhe më përpara trupi gjykues është tërhequr në dhomë këshillimi për të shpallur vendimin pavarësisht kësaj kërkese të paraqitur për përjashtim.

Avokatja: N.q.s kërkesa për përjashtim pranohet, si i bie me vendimin?

Gjyqtarja Nertila Kape: Pavarësisht paraqitjes së kërkesës për përjashtim, kemi vendosur që të shpallim, pasi jemi tërhequr dhe jemi kthyer në seancë dhe relatuam, shkakun e shtyrjes deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian (Muça) Shaji, për kryerjen e veprës penale vrasje e mbetur në tentativë, dënimin e tij me 11 vite burgim.

“Gjykata ka marrë vendim pa pritur të gjykohej kërkesa për përjashtim sepse mesa duket kishin frikë se do të përjashtohej gjyqtari dhe kishin frikë se nuk do çonin në fund rezultatin e premtuar. U dënua pa u parë procesi i përjashtimit. Vendimi është i pavlefshëm sepse bie ndesh me një sërë nenesh të kodit të procedurës penale”, tha avokati./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Lavrov viziton Iranin për të diskutuar marrëveshjen bërthamore

Lavrov viziton Iranin për të diskutuar marrëveshjen bërthamore

Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

TE FUNDIT

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com