Është përfshirë në flakë një prej ndërtesave në pronësi të një firme private që merret me prodhimin e peletit të drurit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Maliq të Korçës.
Akoma nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ashtu siç shihet nga videot e siguruara nga Klan News, zjarri ka përfshirë më shumë çatinë e godinës dhe disa prej materiale drusore.
Në terren janë duke punuar mjete dhe forca zjarrfikëse nga Maliqi dhe Korça për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.