Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se Berlini do t’i dërgojë armë Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke riafirmuar angazhimin e tij për të qëndruar në krah të Lituanisë dhe aleatëve të tjerë lindorë.
Ai tha se udhëtimi i tij në Kiev javën e kaluar për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të qartë se Ukraina i përket Evropës, në një fjalim të mbajtur para shoqatës së industrisë së Gjermanisë.
“Këto sanksione funksionojnë. Po, këto sanksione po dëmtojnë edhe veten tonë. Ato dëmtojnë kompanitë tona, por kanë të drejtë,” shtoi ai.
“Liria ka çmimin e saj. Demokracia ka çmimin e saj. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e vet. Dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim”, tha Scholz.
Ndërsa më tej tha: Një gjë është e qartë: ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, edhe me armë, për aq kohë sa Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë.