Rusia do të forcojë më tej forcat e saj të armatosura, kështu u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin.
“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë forcat tona të armatosura, duke marrë parasysh kërcënimet dhe rreziqet e mundshme ushtarake,” tha ai.
Ai shtoi se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat të sapo-testuara të Rusisë, të afta për të mbajtur 10 ose më shumë koka bërthamore dhe karrem, do të vendosen në detyrë deri në fund të vitit.