Mëngjesin e sotëm një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet. Viktima është 55-vjeçari Agim Pelushi.
Sipas informacioneve nga burime policore, mësohet se viktima është emigrant në Greqi dhe kohët e fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.