Mbi 15 mijë pasagjerë janë përballur me një kaos të vërtetë në disa nga aeroportet më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rreth 10 përqind e fluturimeve nga aeroporti Heathroë i Londrës u anuluan këtë të hënë për shkak të mungesës së stafit.
Rreth 90 fluturime janë prekur nga kjo situatë këtë të hënë vetëm në aeroportin Heathroë, ndërsa njerëzit mbushën ambientet e aeroportit duke u shtrirë në dysheme.
“Daily Mail” shkruan se shumë pasagjerë janë prekur nga kjo situatë edhe në aeroportet jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Në aeroportin e Majorkës në Spanjë, dy gra thanë se qëndruan për 11 orë duke pritur pa ushqim dhe pa ujë, pasi fluturimi i tyre për në Mançester u anulua në minutën e fundit.
Kjo situatë vijon prej javësh në Britani, e nisur që prej pandemisë së koronavirusit kur kompanitë e fluturimit larguan punonjësit nga puna, ndërsa tani shumë prej tyre po tentojnë plotësimin e stafit, por po hasin në vështirësi për shkak të rritjes së ndjeshme të fluturimeve.