Gjykata e Korçës ka vendosur sot masën e sigurisë për tre të arrestuarit që akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, trupi i të cilit u gjet i pajetë në nj rezervuar në Maliq.
Mësohet se gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre të arrestuarit 3 ditë më parë nga Policia e Korçës.
Bleti Angjo dhe kushërinjtë Valter Mollaj e Edlir Mollaj akuzohen se kanë mbytur me litar Martin Çeçon dhe më pas trupin ia hodhën në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, aty ku dhe i ndjeri jetonte së bashku me babain.
Të tre të arrestuarit akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim./Opinion.al