Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në çelje të mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë. Sigurisht që ai nuk i ka kursyer edhe batuta dhe thumbat.
Me ironi, ai thumboi të gjithë ata që komentojnë raportin e tij me kryeministrin Albin Kurti, teksa tha se para se të niste mbledhja po lehte një qen.
Rama tha se ai ngjante me ata që duan të fusin xixa mes tij dhe Kuriti, ndërsa theksoi se nuk ka çështje të hapura mes tyre.
“Faleminderit për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas herë reshje 20 minutëshe. Ishte një qen që lehte para se të nisnin himnet, por pas këndimit dhe qeni nuk lehu më, çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh, kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje“,-tha Rama.