Policia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë dy turistëve pasi kishin rënë nga lartësia në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.
Turistët e plagosur janë identifikuar me inicialet D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës./ Opinion.al