Pasi pezulluan për 4 ditë seancat gjyqësore Dhoma e Avokatisë i kërkon qeverisë që të marrë në konsideratë propozimet e Dhomës së Avokatisë për miratimin e hartës së re gjyqësore, në të kundërt ka paralajmëruar bojkot total të seancave dhe pa afat.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat avokatët i qëndrojnë vlerësimit të tyre fillestar se “harta e re gjyqësore e miratuar tashmë nga KLGJ-ja, është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për akses në drejtësi, mungesë e eficencës në realizimin e të drejtës së mbrojtjes dhe rëndimin e situatës ekonomike-sociale të individit”.
DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISE
Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, ne mbledhjen e zgjeruar te dates 17 Qershor 2022, me pjesemarrjen edhe te kryetareve te dhomave vendore te avokatise, mori ne shqyrtim zbatimin e vendimit per bojkotimin e proceseve giyqesore per periudhen kater ditore. Ky Komitet Drejtues vlereson permbushjen e qellimit per te cilin u mor ky vendim, duke e konsideruar si fillim te nje procesi per permbushjen e kerkesave lidhur me ushtrimin e profesionit te avokatit ne
Republiken e Shqiperise.
Vleresojme, qe Dhoma e Avokatise e Shqiperise ka bere prezent qe ne fillesat e hartimit te projektit te Hartes Gjyqesore problematiken e zbatimit ne praktike te nje projekti te tille. Me keqardhje u konstatua injorimi haptazi dhe mos marrja ne konsiderate nga ana e KLGJ te propozimeve tona, ne vendimin e saj te dates 10.06.2022. Ne i qendrojme vleresimit tone, qe kjo harte giyqesore eshte ne shkelje te plote te se drejtes se individit per aksesin ne drejtesi, mungeses se eficences ne realizimin e te drejtes se mbrojtjes si dhe rëndimin e situates ekonomike – sociale te individit.
Dhoma e Avokatise e Shqiperise i kerkon Keshillit te Ministrave, si organi vendimarres per miratimin e hartes gjyqesore, te marre ne konsiderate verejtjet dhe propozimet e bera prezent nga ana jone gjate gjithe ketij procesi. Mosmarrja ne konsiderate e verejtjeve dhe propozimeve te Dhomes se Avokatise te Shqiperise ne procesin e vendimarrjes nga ana e qeverise do te jete objekt vlerësimi i qendrimit te dhomes se avokatise, duke pershkallezuar qendrimin tone ne te ardhmen drejt nje bojkoti total dhe pa afat.
Nepermjet ketij njoftimi, gjejme rastin te falenderojme komunitetin e avokateve te cilet me kulture te larte qytetare dhe profesionale mundesuan ne unanimitet realizimin e qellimit te bojkotit.
Falenderojme publikun per mbeshtjetjen dhe mirkuptimin per bojkotimin e proceseve gjyqesore ku ata ishin palë. Një falenderim i veçantë për mediat per pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit në vazhdimësi.
Komiteti Drejtues i DHASH
KRYETARI
Prof. Dr. Maksim HAXHIA