Temperaturat në Shqipëri do të vijojnë të mbeten normale për stinën edhe përgjatë kësaj fundjave.
Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka “pushtuar” Europën nuk do të prekë drejt për drejtë Shqipërinë.
Gjithashtu sipas tyre të shtunën dhe të dielën nuk do të mungojnë as stuhitë e breshërit në zonat malore në juglindje të vendit.
Ndërkohë që fundi i muajit qershor pritet të sjellë një rritje graduale të temperaturave sa i përket vlerave të larta, të cilat parashikohen të shkojnë deri në 38 gradë celcius.