Policia e Tiranës ka zbuluar një depo e cila dyshohet se përdorej për modifikimin e armëve.
Burime paraprake për Klan News bëjnë të ditur se depoja në fjalë është zbuluar në zonën e Yzberishtit. Sipas të njëjtave burime, autoritetet kanë vënë në pranga një person.
Ndërkohë policia i ka dërguar për ekspertize municionet e gjetura për t’i krahasuar me ato të gjetura në disa ngjarje kriminale.