Kryeministri Edi Rama është në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe kryeministrin Dritan Abazoviç, nga Kievi.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria mbështet Ukrainën në kërkesën e saj për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
“Gjendemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë të idesë suaj dhe kërkesë suaj në emër të popullit ukrainas që BE t’i japi Ukrainës statusin e vendit kandidat. Jemi më shumë se të lumtur që t’i bashkojmë emrat tanë me tuajin në këtë deklaratë të përbashkët pasi nuk duam që askush të spekulojë me faktin që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe ndoshta nuk do të ndihemi mirë që realizon diçka për Ukrainën. Jo nuk është kështu. Këto janë dy çështje krejt të ndara. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me BE. Por jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit europian për shkak të së ardhmes së brezave tanë të ardhshëm. E kuptojmë këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës për ta pasur këtë gjë. Nga ana jonë keni mbështetje të plotë për këtë. Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe bashkënismëtare për rezolutën e OKB bashkë me SHBA është e privilegjuar t’i japë zë rreth asaj tryeze shqetësimeve dhe kërkesave të popullit Ukrainës për një paqe të drejtë”,-tha Rama.