Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi janë takuar pak më parë me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.
Ka qenë Zelensky ai që e ka bërë të ditur këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale. Presidenti ukrainas ka pritur dy kryeministrat, të shoqëruar nga delegacionet në rezidencën presidenciale në Kiev.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”,-ka shkruar Zelensky.