Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare Zëvendësprokurori i Rrethit Korçë, Ilia Bano.
Prokurori Bano u nda nga jeta ne moshën 66-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë. Bano ka shërbyer prej 45 vitesh si Prokuror në disa rrethe të vendit
Prokurori Bano, bashkë me disa kolegë të tij u shkarkua nga ish kryeprokurorja Ina Rama pas një inspektimi të kryer në organin e akuzës.
Gjatë kohës që ka qenë jashtë dyerve të Prokurorisë, Bano ka ushtruar profesionin e avokatit. Bano u rikthye në detyrë nga Adriatik Llalla, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthim në detyrë.