Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona Nishani ka kujtuar të atin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë në “Instastory” një foto nga fëmijëria e saj, ku shihet bashkë me babain, ish-presidentin Nishani.
Bashkëngjitur me foton ajo tregon gjendjen në të cilën ndodhet pas ndarjes nga jeta të babait të saj.
“Ende nuk mbushem me frymë”,-ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 maj në një spital në Berlin të Gjermanisë./Opinion.al