Prokuroria e Elbasanit është rikthyer pas më shumë se një viti në vendin ku mbeti i vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani.
Xhuvani u ekzekutua para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa mësohet se grupi hetimor po kryen eksperimentim hetimor të vendit të ngjarjes.
Sipas abcneës.al, prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur 4 persona. Ashtu siç mund të shihni edhe në video veprimet po kryhen në vendin e ngjarjes, i cili u rrethua edhe me shirita.
Pjerin Xhuvani, u vra gjatë fushatës elektorale më 21 prill të vitit 2021 në Elbasan, ndërsa si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit. E plagosur po ashtu mbeti dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.