Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në Tiranë e cila i hap rrugë shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar.
Marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe organizatës “Patagonia”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo marrëveshje pritet t’i hapë rrugë bashkëpunimit për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
“Hapet rruga e bashkëpunimit me organizatën globale mjedisore “Patagonia”, për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
Memorandumi i Mirëkuptimit që nënshkruhet sot, vulos një kurorëzim të pandashëm të Natyrës me Njeriun, si projekti ynë më i ri dhe më ambicioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vizionit”,-ka shkruar Rama
Ndërse e pranishme në celemoninë e firmosje së Memorandumit, mes ministres së Mjedisit Mirela Kumbaros dhe organizatës globale mjedisore “Patagonia”, ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Kim e cila iu bashkua panelit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes./Opinion.al