Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha kanë përkujtuar sot 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.
Rama është mjaftuar me një postim të shkurtër në rrjetet sociale, ku shkruan “Si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës’.
Ndërsa kryedemokrati shkruan se kjo është një ditë mirënjohje për të gjitha ata që dhanë jetët për çlirimin e Kosovës dhe forcave të NATO-s.
“23 vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove! Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bombardimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove. Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO! sb”.-shkruan Berisha./Opinion.al