Kryetari i PD, Sali Berisha ka zgjedhur që “urimin” e ditëlindjes 31-të për PS, ta jap përmes akuzave.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se PS është themeluar në vitin 1941 si parti komuniste dhe në vitin 1992 ndryshoi emrin në Partia Socialiste e Shqipërisë.
Por, sipas Berishës edhe pse pati përpjekje për ta reformuar nga Fatios Nano, PS aktualisht në drejtimin e Edi Ramës është rikthyer përsëri në një parti që kontrollon të gjitha pushtet në vend.
Postimi i Berishës
Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet pervjetorin e nderrimit te emrit!
Te dashur miq,
Sot, partia e PPSH feston diten e pagezimit te saj te trete me emrin qe mbart sot.
Ajo u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise. Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise dhe perseri per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992, te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise.
Pas disa perpjekjeve te bera nga Fatos Nano dhe nje grup te rinjsh per reformimin e saj, kjo parti nen udheheqjen e Edi Rames eshte shendrruar perseri ne nje parti-shtet e lidhur gjeresisht ne kreun e saj, me drogen, krimin dhe vjedhjet e medha te fondeve dhe pasurive publike.
Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare si parti antikombetare qe shnderroi Tiranen ne Beogradin e Vogel qe u shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit, perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia.
Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plote ne Shqiperi!
Keto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine!
Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme.