Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në majat e shtetit, në krye, kemi patur dikur një grua të urtë

2022/06/11 at 9:00 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Në majat e shtetit, në krye, kemi patur dikur një grua të urtë

Nga Ilir Ikonomi

Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshës hungareze Geraldine Apponyi, që erdhi në Shqipëri në fund të vitit 1937 për t’u njohur me bashkëshortin e ardhshëm, Mbretin Zog.

Fotoja është bërë në Tiranë dhe po e publikoj në përmasat origjinale.

Geraldina, vajzë katolike me nënë amerikane, në atë kohë ishte 22 vjeç. “Një nga bukuritë më të spikatura dhe më joshëse të aristokracisë hungareze do të ulet në fronin shqiptar,” shkruante një gazetë.

Nga i ati, Konti Anton Apponyi, Geraldina trashëgoi dhuntinë për të mësuar gjuhë të huaja dhe fliste anglisht, frengjisht, gjermanisht e italisht. Pak kohë para se të vinte në Shqipëri, ajo punonte në Muzeun Kombëtar Hungarez ku kërkoheshin njohuri të gjuhëve të huaja. Koha tregoi se Geraldina e mësoi shqipen mjaft mirë, edhe pse qëndroi vetëm një vit në Shqipëri.

Në sallën kryesore të Muzeut ishin ekspozuar riprodhime fotografish, që bliheshin nga vizitorët. Geraldina punonte në këtë sallë dhe shërbente edhe si udhërrëfyese për të huajt që vinin në Muze, ose ndihmonte arkivistin.

Në vjeshtën e vitit 1937, tre motrat e Zogut e njohën atë në Muze dhe ajo u dhuroi një foto të saj me autograf. Më vonë Zogu dërgoi një korrier, i cili e ftonte Geraldinën të merrte pjesë në një festë të oborrit në Tiranë. Korrieri kishte sjellë një buqetë të madhe me lule dhe ajo mësoi për herë të parë se mbreti i Shqipërisë ishte në kërkim të një princeshe për fronin shqiptar.

Në fillim Geraldina refuzoi, sepse mendonte që një bashkim i tillë, thjesht për arsye shtetërore, do të ishte martesë pa dashuri dhe nuk përputhej me idenë e saj për një lidhje romantike.

Më në fund, ajo vendosi t’i jepte një shans mbretit shqiptar. Gjatë një udhëtimi në Romë, Geraldina u kthye në Budapest me një ndalesë në Tiranë dhe zbuloi me kënaqësi se nuk ishte e vështirë të bije në dashuri me Zogun, një burrë që iu duk guximtar dhe i vendosur. Kjo ishte vizita e saj e parë në Shqipëri.

Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por një vit më vonë Shqipëria u pushtua nga Italia dhe ëndrrat e saj morën fund. Geraldina u rikthye në Shqipëri pas më shumë se gjashtë dekadash dhe ndërroi jetë më 22 tetor 2002.

Me fytyrën gjithnjë të qeshur, me natyrën paksa të drojtur dhe fisnike, me fjalën e butë, kontesha u bë një prani qetësuese për shqiptarët e ashpër.

Ne mund të themi jo pa krenari se në majat e shtetit, në krye, kemi patur dikur një grua të urtë që rrezatonte mirësi, durim, modesti dhe civilizim për qytetarët e tjerë. Nuk është e lehtë të kesh njerëz të tillë.

Ju sugjerojmë

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
-U tha në Opinion

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

15 Tetor, 2025 10:52 pm
“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
-U tha në Opinion

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

15 Tetor, 2025 10:39 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

15 Tetor, 2025 10:30 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell kritika Von der Leyen: Gjykata juaj ka mbajtur Thaçin për 5 vjet në qeli

15 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

15 Tetor, 2025 7:28 pm
Para
Doli i gjallë nga makina,momentin pas shpërthimit Sadikaj u ndihmua nga 2 persona

Doli i gjallë nga makina,momentin pas shpërthimit Sadikaj u ndihmua nga 2 persona

Paralizë të fytyrës në anën e djathtë, Justin Bieber ndan imazhet me fansat

Paralizë të fytyrës në anën e djathtë, Justin Bieber ndan imazhet me fansat

Akuzat e Mayorga për përdhunim, gjykata mbyll çështjen ndaj Cristiano Ronaldo

Akuzat e Mayorga për përdhunim, gjykata mbyll çështjen ndaj Cristiano Ronaldo

TE FUNDIT

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
16 Tetor, 2025

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
16 Tetor, 2025

Ditën e sotme  parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 12 prill 2025
16 Tetor, 2025

Dashi Ka rrezik që marrëdhënia në çift të jetë paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate të forta në...

Lexo më shumë

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
15 Tetor, 2025

Gerta Zaimi, drejtuesja e Tvklan.al ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me marrëveshjen e paqes në Gaza. Zaimi shprehet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com