Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.
Urimi është shpërndarë nga faqja zyrtare në “Facebook” e Ambasadës së Rusisë në vendin tonë. Në mesazh Putin i uron shëndet dhe suksese në detyrën më të lartë shtetërore, Bajram Begajt.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë./Opinion.al